MENU
klinika

Fillojnë thashethemet

Rihanna mbjell dyshime

26.03.2019 - 16:42

Së fundmi Rihanna ka ngritur në rrjetet sociale aludimin se ajo mund të jetë në një pritje të ëmbël.

Këngëtarja e famshme i ka dhënë një like videos ku moderatorja e njohur Morgan Stewart flet për fejesën dhe shtatzaninë e Rihanës.

“Unë shoh një fejesë dhe një bebush” dëgjohet zëri i moderatores së E! News. Kjo video është pëlqyer nga Rihanna.

Menjëherë kanë nisur thashethemet se Rihanna mund të jetë shtatzënë ose mund të ketë në plan që shumë shpejt mund të bjë një fëmijë me partnerin e saj Hassan Jammel.