Këngëtarja shqiptare ka nxjerr në shitje albumin më të ri “Phoenix” dhe po mban koncerte të ndryshmenë vende të ndryshme të botës.
Rita Ora ka pasur një vit të jashtëzakonshëm të ngarkuar me shumë koncerte dhe projekte muzikore.
Gjithashtu këngëtarja jonë, po bëhet me portein e saj pjesë e markave të njohura botërore të veshjeve dhe një të tillë e ka nisur me Escada.
Kështu së paku ka bërë të ditur artistja përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka dhënë pak detaje.
“Pra, jam e lumtur që kam arritur një bashkëpunimin të veçantë me Escada në NYC! Dizajni ka të bëjë me ngjyrën e preferuar të kuqe që përfaqëson pasionin dhe forcën. Një përqindje e shitjeve do t’i dhurohet partnerit tonë për bamirësie “Women for women UK” që ndihmojnë gratë e mbijetuara të luftës”, ka pohuar ajo.
Ndrërkohë, Rita edhe këtë vit do të jetë e zënë me koncerte ku do të promovojë albumin e fundit muzikor.