Robbie Coltrane ylli i filmit “Harry Potter”, është fotografuar në një karrocë paraplegjikësh në pritje të operacionit në gju, pasi ai prej disa kohësh vuan nga osteoartriti, një sëmundje e kyçeve.
I njohur nga të gjithë si Rubeus Hagrid, aktori 68-vjeçar, nuk mundej të ecte në Pancras Renaissance Hotel, në Londër për shakak të një “dhimbjeje të vazhdueshme për vite me radhë në gjunjë”.
Sëmundja e tij ka bërë që aktori i njohur në sagën e “Harry Potter”, të mos ecë dot pa ndihmën e karrocës, ndërsa është duke pritur të ketë një ndërhyrje të veçantë kirurgjikale në Amerikë.
“Është jashtëzakonisht frustruese për të, por ai me të vërtetë shpreson të ngrihet në këmbë pas kryerjes së operacionit”, ka thënë një burim për “The Sun”.
Tre vjet më parë, aktori Robbie Coltrane zbuloi se mjekët i kishin thënë atij të humbiste 44 kilogramë, në të kundërt do të përballej me rrezikun që mund të mbetej invalid.