MENU
klinika

Mesazh nga qelia

Shokët i dedikojnë këngë Stresit

18.03.2019 - 14:55

Prej 6 muajsh reperi i njohur si Stresi, emri i të cilit është Arkimed Lushaj, ndodhet në burg i akuzuar si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Së fundmi shokët e tij i kanë kushtuar një këngë. “Shokun se lo”, titullohet kënga e cila është publikuar tashmë në kanalin e YouTube.

Kjo Këngë vjen në formën e një bashkëpunimi midis Anestezionit, One T dhe Zekos. Në fillim të klipit shihet teksa reperët mbajnë në dorë një pankartë ku kërkojnë lirimin e Stresit. Ndërsa eveçanta e kësaj kënge është zëri i vetë Stresit në sfond i cili ka dërguar një mesazh me zë nga qelia, për realizimin e kësaj kënge.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Poston në “Facebook”!

Nga burgu, Stresi: Shihemi së shpejti!