MENU
klinika

Detajet

Shqiptari arrestohet ne anijen greke, çfarë rrezikon

28.03.2019 - 13:07

Një shqiptar është arrestuar në Greqi në orën 9:30 të mëngjesit të sotëm në një anijë të linjës Blue Star pasi kishte me vete 5 kile kokainë.

Policia sekuestroi gjithashtu shumën e 450 eurove dhe 2 telefona që ishin në pronësi të shqiptarit.

 

Sipas gazetes greke ΄΄Η Δημοκρατική΄΄ shqiptari i cili jeton në Athinë është kapur nga kontrolli i ekuipazhit të anijes dhe tashmë pritet që të burgoset deri në 8 vite.

Shqiptari do transportonte kokainën në ishullin Rodos por nuk është bërë e ditur se kush është klienti i tij.

Tashmë shqiptari, emri i të cilit ende nuk bëhet  me dije, do duhet të përballet me drejtësinë greke.