MENU
klinika

Deklarata

Taksa 100%/ Haradinaj: Nëse Trump na thërret në takim…

15.03.2019 - 09:52

Teksa ka përmendur sërish taksën e vendosur ndaj mallrave serbe, kryeministri Haradinaj ka theksuar se taksa do të pezullohej vetëm nëse do të kishte një kontratë që Serbia në fund të dialogut do të njihte Kosovën.

Gjithashtu ai tha se Kosova nuk ka probleme me Amerikën për shkak të taksës.

Kur kam shkruar letrën e parë në kundërpërgjigje në planin ndërkombëtar për të treguar se Kosova nuk është bllokuese e proceseve, kam thënë se nëse Presidenti Trump i fton palët, ne menjëherë e pezullojmë taksën pasi do të kuptohet që do të kemi të bëjmë me një kontratë serioze.

Po u bëj thirrje amerikanëve dhe britanikëve të detyrojnë Serbinë që të ndalojë blerjen e armëve në Moskë dhe shitjet e saj në Kosovë, edhe ne po shqyrtojmë pozicionin tonë“, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.