Të martuar prej dhjetë vitesh, aktores Salma Hayek shpesh nuk i pëlqen të flasë për mënyrën se si u takua me bashkëshotin e saj François-Henri Pinault .
“Është një histori romantike, e pabesueshme, por është e imja.
Nuk dua ta vulgarizoj duke e kthyer atë në një histori që do të më bënte interesante”, tha ajo për një revistë amerikane.
Salma dhe biznesmeni francez janë njerëz të suksesshëm ndërsa historia e tyre e dashurisë ka mbetur kryesisht private gjatë dhjetë viteve të fundit.
Kur filloi romanca e tyre, Hayek ishte 39 vjeç. Në moshën 41-vjeçar ajo u bë nënë e një vajze, Valentinës.
“Unë mendoj se jam më mirë në rolin e nënës sepse e kam lindur vajzën time pak me vonesë, por jam shumë e lodhur, nuk do të gënjej”.