MENU
klinika

Shokon të apasionuarit e UFC

Tërhiqet nga sporti Conor McGregor ?

26.03.2019 - 11:29

Luftëtari irlandez, Conor McGregor përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, ka njoftuar tërheqjen në MMA.

30-vjeçari, pa dyshim luftëtari më i famshëm për titujt e fituar, që gjithashtu është i pari dhe i vetmi që ka triumfuar në dy pesha të ndryshme, ishte i pezulluar për shkak të sherrit me Khabib Nurmagomedov menjëherë pas përballjes me rivalin e tij nga Dagestani në Las Vegas.

Përshëndetje djema! Kam vendosur të tërhiqem nga sporti, që formalisht njihet si MMA (Mixed Martial Art). U uroj të gjithë kolegëve të mi që të shohin përpara në këtë kompeticion. Tani u bashkohem ish-ortakëve të mi në këtë disiplinë, tashmë në pension.” njofton  McGregor .

Kjo ka qenë krejt e papritur për fansat e tij, që me sa duket nuk e kanë pitur mirë këtë lajmërim prej tij.