29.03.2019 - 18:14
Denzel Washington do të jetë protagonist i përshtatjes së re në ekran të tragjedisë shekspiriane “MacBeth”.
Kujtojmë nga subjekti i kësaj kryevepre se në qendër të historisë është një lord, i cili në këtë realizim do të luhet nga Washington dhe pikërisht lordi do të bindet nga shtrigat se fati i tij është të bëhet mbreti i Skocisë.
Me ndihmën e bashkëshortes së tij ambicioze, Macbeth, provon të hipë në fron.
Sipas “Variety”, xhirimet e këtij projekti do të nisin brenda fundit të vitit 2019.