MENU
klinika

Tronditet Vlora

Shpërthim i fuqishëm tritoli në një banesë

30.03.2019 - 08:25

Gjatë mesnatës një shpërthim i fuqishëm tritoli ka tronditur Vlorën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, rreth orës 01:00.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në një banesë në këtë lagje.

Sipas informacioneve të para mësohet se kjo banesë kishte edhe një pikë lavazhi.

Nga shpërthimi nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Informacioni i policisë:

Më datë 30.03.2019, në lagjen “Rilindja” Vlorë ka ndodhur një shpërthim dyshohet me lëndë eksplozive në oborrin e shtetasit F.O.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme të vogla materiale.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.