Në tubimin e tij të parë që nga momenti i dorëzimit të raportit të Mueller, Donald Trump përsëriti se raporti ishte një “çlirim total”.
Raporti nuk gjeti prova të marrëveshjes ruse, por nuk e liroi Trump nga pengimi i drejtësisë. Në fjalimin 90-minutëshnë Grand Rapids në shtetin e Miçiganit tha “Pas tre vjetësh gënjeshtra dhe shpifje, shpifja e Rusisë më në fund ka vdekur. Ndërhyrja e fshehtë ka mbaruar,” tha presidenti për një turmë të këndshme me mijëra.
Ai e quajti hetimin e këshilltarit special, ish drejtor i FBI, Robert Mueller, një plan të atyre që humbën zgjedhjet për të marrë në mënyrë të paligjshme pushtetin përmes përcarjes së amerikanëve të pafajshëm, me një mashtrim të menduar mirë.
Të shtunën, prokurori i përgjithshëm Uilliam Barr, publikoi një përmbledhje katër faqëshe të raportit të Mueller prej më shumë se 300 fletësh, që kishte si qëllim të hetonte nëse anëtarë të fushatës së trump ishin përzierë apo jo me Rusinë për të ndikuar në zgjedhje.
Sipas përmbledhjes, ekipi i Mueller nuk përcaktonte se pjesëtarë të fushatës ishin përzierë me Moskën, një fitore e rëndësishme politike kjo për presidentin që ka jetuar për dy vjet nën një hije dyshimi për kontaktet e fushatës së tij me rusët.
Demokratët e opozitës po kërkojnë të shohin të plotë raportin e Mueller, i cili u përmblodh për Kongresin nga Prokurori i Përgjithshëm William Barr. Raporti ishte rezultat i dy viteve të hetimit nga Mueller.
Prokurori i Përgjithshëm Barr ia dërgoi përmbledhjen e tij Kongresit dhe e bëri atë publik të dielën.
Dhoma e Përfaqësuesve votoi njëzëri këtë muaj për një rezolutë e cila kërkonte që raporti i plotë i Mueller të bëhej publik.
Shumë ligjvënës duan gjithashtu të shohin ndonjërën nga dëshmitë që e bënë Mueller të arrinte në përfundimet e tij, sidomos tani që Barr shkruan se raporti i Prokurorit të Posa]ëm Mueller “nuk e nxjerr të pafajshëm” zotin Trump, edhe nëse presidenti thotë të kundërtën.
Duke folur në Aeroportin Ndërkombëtar të Palm Beach në Florida, Trump deklaroi: “Është një turp që vendi ynë duhet të kalonte këtë,” shtoi ai. “Të jem i sinqertë, është një turp që presidenti juaj duhet të kalonte këtë.”.
Duke e përshkruar në mënyrë të përsëritur hetimin si një gjueti shtrigash, Trump tha se e gjithë përpjekja kishte dështuar.