MENU
klinika

Titulli i albumit " “Fortuna”

Tuna i dedikon këngë grave viktima të dhunës

20.03.2019 - 12:09

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, ka publikuar së fundmi videoklipet përkatëse për të gjitha këngët e albumit të saj më të ri, “Fortuna”.

Këto këngë janë pritur shumë mirë nga fansat e saj, të cilët prej kohësh prisnin një rikthim të vrullshëm të këngëtares.

Njërën prej këngëve të albumit, Tuna ka vendosur t’ua dedikojë viktimave të dhunës.

Është pikërisht kënga e fundit e albumit, titulluar “Nëse vdes e re” e cila është shkruar nga Aida Baraku, dhe kompozuar nga Armend Regjepagiqi.

“Dhe e fundit… “Nëse vdes e re”, dedikuar të gjitha femrave viktima të dhunës psikologjike… dhe jo vetëm”, kishte shkruar Tuna në Instagram pas publikimit të videos së kësaj kënge.

Teksti i “Nëse vdes e re” citon ndër të tjerash vargjet ” “njerëzit mund të vriten edhe pa plumba e thika”.

Të gjitha këngët e albumit “Fortuna” janë lavdëruar jo vetëm për shijen artistike por dhe temat e veçanta që këngëtarja trajton në to.