MENU
klinika

"2 Gisht Mjaltë"

U puth me Ermalin në film, Ami flet për Elvana Gjatën

31.03.2019 - 16:36

Skena e puthjes mes dy protagonistëve kryesorë në filmin “2 Gisht Mjaltë”, Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës, ka shkaktuar goxha bujë në shtypin rozë.

Një puthje midis dy aktorëve, të cilët këtë gjë e kanë profesion mund të konsiderohet diçka normale në vendet e tjera, por në Shqipëri nuk vlen e njëjta gjë. Si moderatori ashtu edhe këngëtarja kanë dhënë nga një shpjegim për këtë skenë.

“Të puthësh Elvanën është njësoj si të puthësh njerëzit e shtëpisë”, u shpreh Ermali në një emison televiziv.

Nga ana tjetër, Elvana Gjata për këtë temë foli e emocionuar gjatë premierës së filmit.

“Unë jam çift në këtë film me vëllain tim. Sesi nuk ju hëngri ajo mortja që unë duhet të puthja ty, unë nuk e di”, tha ajo ndër të tjera.

Pas premierës së filmit, çdokush është bërë kurioz sesi ka reagur bashkëshortja e moderatorit për këtë skenë.

E pyetur nëse ka pasur një moment që donte ta mbyste Elvanën, Ami u tregua mjaft e përgatitur për pyetjen:

“Jo, do doja ta puthja dhe unë”, u përgjigj ajo shkurtimisht.

Një përgjigje modeste që shmang çdo dyshim për një xhelozi apo konflikt mes çiftit në lidhje me këtë fragment të filmit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet për herë të parë

Pas vrasjes në ish-Bllok, flet Elvana