Disa avokatë shumë të motivuar po punojnë shumë që kriminelët e luftës siriane të marrin atë që meritojnë, dhe ne të gjithë mund të luajmë një rol…
Të gjithë kemi shpresuar se drejtësia penale një ditë do t’i bëjë diktatorin vrastar të Sirisë Bashar al-Asad dhe bashkëpunëtorët e tij të paguajnë. Dhe në këtë aspekt, ka pasur disa lajme të mira kohët e fundit: arrestimet në Gjermani dhe Francë të tre zyrtarëve të inteligjencës siriane të dyshuar për tortura. Kjo erdhi pas dhjetëra ankesave nga një numër vendesh evropiane, përfshirë Suedinë dhe Austrinë.
Mund të duhet kohë dhe shanset aktualisht mund të duken të pakta, por hetuesit kriminale do të vazhdojnë të punojnë për të inkriminuar tiranin e Sirisë për therjen e popullit të tij për pothuajse tetë vjet. Dhe përpjekjet e europianëve po fillojnë të japin rezultate të dukshme.
Për të kuptuar pse, mendoni për qindra mijëra sirianë që arritën në kontinent, pasi ikën nga makthi në vendin e tyre. Shumë njerëz mund të dëshmojnë për krimet dhe të ndihmojnë për t’i dokumentuar ato.
Foto e marrë nga BBC
Dhe disa vende evropiane, si për shembull Gjermania, pranojnë nocionin e “juridiksionit universal”, i cili u lejon gjykatave kombëtare të hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që janë përgjegjës për krime masive edhe nëse nuk janë kryer në territorin e atij vendi, nga një shtetas i tij ose kundër shtetasve të saj.
Është e vërtetë që Rusia dhe Irani ndërhynë me forcë për ta përkrahur Assadin.
Pra, arrestimet në Gjermani dhe Francë kanë rëndësi të madhe. Një refugjat sirian në Europë tha: ” Tani më në fund mund të them se pandëshkueshmëria që agjentët e Asadit kanë përfituar në Europë ka mbaruar “
Ndjekja e autorëve të krimeve masive nuk është sigurisht ilaç: do të ishte shumë më mirë t’i parandalonim ata. Por nga gjykimet e Nurembergut të pasluftës në vitet 1990, gjykatat ndërkombëtare penale të ngritura për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën, ne e dimë sesa e rëndësishme është që tregimet horror të thuhen, që dëshmitarët të dëgjohen dhe që parimet themelore të mishëruara në konventat e të drejtave të njeriut nuk shpërfillen.
Foto e marrë nga The Guardian
Kërkimi i drejtësisë për sirianët është pa dyshim një maratonë, por nëse historia na mëson diçka, është se shkeljet masive të të drejtave të njeriut nuk duhet të mbeten të pandëshkuara. Mbledhja e pamjaftueshme e provave dhe vërtetimi i fakteve janë thelbësore për të parandaluar që historia të rishkruhet nga ata që do të tundohen të mohojnë krimet e tilla.
Ka një mal me të dhëna për të kërkuar për të shpërbërë “zinxhirin e mizorisë”. Dhe në majë të atij mali qëndron Assadi. Mos harroni, ai është vetëm 53 vjeç.
Natalie Nougayrède është një kolumniste e The Guardian