MENU
klinika

Policia parandalon krimin

Vlonjati terrorizon familjen, rreh të birin, plagos të bijën

12.03.2019 - 13:23

Një 50-vjeçar në gjende të dehur nga Vlora për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në familjen e tij.

Burri me inicialet P.Sh. siç raporton policia, mësohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj të birit, ndërsa ka plagosur me thikë në dorë vajzën e tij.

Situata mund të kishte qenë edhe më e rëndë, por policia ka ndërhyrë dhe e ka arrestuar autorin.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një krim në familje.

Policia e Vlorës falë ndërhyrjes në kohë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti familjar me pasoja të rënda.

Në deklaratën e policisë thuhet se “Arrestohet në flagrancë shtetasi P.Sh., 50 vjeç, pasi në banesë, nën e efektin e pijeve alkoolike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij dhe ka plagosur lehtë në dorë me mjete prerëse (thikë) vajzën e mitur“.