MENU
klinika

Raporti

“Volkswagen” prodhon 2% të gazit ndotës CO2 në të gjithë botën

30.03.2019 - 15:26

Grupi “Volkswagen” ka vlerësuar në një raport se ai i vetëm është përgjegjës për gati 2% të prodhimit të gazit ndotës CO2 në të gjithë botën, njoftoi një përgjegjës i prodhuesit në një intervistë.

“Ne kemi përllogaritur se cila është pjesa e prodhimeve botërore të gazit CO2 nga ana e kompanisë”, shpjegoi Michael Jost, kryestrategu i “Volkswagen”, për gazetën gjermane “Wirtschaftswoche”.

volkswagen-konica.al
volkswagen-konica.al

“Është gati 1% për veturat dhe 1% për mjetet e tonazhit të rëndë”, tha ai.

Për krahasim, me 800 milionë tonë gaz CO2, Gjermania ishte në vitin 2017 në vend të gjashtë, duke përfaqësuar gati 2,2% të prodhimeve botërore të këtij gazi, sipas shifrave të “Global Carbon Project”.