MENU
klinika

Vlorë

Vrau gjyshin, arrest me burg për 17-vjeçarin

02.03.2019 - 10:23

Është dhënë sot në Gjykatën e Vlorës masa ‘arrest me burg’ për 17-vjeçarin që vrau me plumb në kokë gjyshin e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, ku Vangjel Kapllani vrau gjyshin 69-vjeçar me armë zjarri.

Ai vrau gjyshin, por tentoi ta fshihet ngjarjen dhe ta shiste si një grabitje.

Viktima dhe autori jetonin bashkë që prej 2004, vit kur adoleshenti humbi prindërit në një aksident në Greqi.

 

Adoleshenti gjatë dëshmisë së tij ka thënë se ka pasur konflikte me 69-vjeçarin që pas vdekjes së gjyshes.

Ai dëshmoi se gjyshi pinte alkool dhe nuk e linte të dilte.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ edhe për dy shokët e autorit të vrasjes.