MENU
klinika

Pritet nga kryeministri Rama

Zoran Zaev vizitë zyrtare nesër në Tiranë

12.03.2019 - 11:18

Nesër pritet të mbërrijë për një vizitë zyrtare në Tiranë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Kjo është vizita e parë e realizuar që pas ndërrimit të emrit.

Zaev në këtë vizitë zyrtare do të shoqërohet nga zv.kryeministri Bujar Osmani dhe ministri i jashtëm Nikola Dimitrov.

Nesër pas takimit me kryeministrin Rama pritet që të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Zaev dhe delegacioni do të priten në takim edhe nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.