E kemi njohur si këngëtare, por ajo ka zgjedhur ta quaj muzikën pasion të së shkuarës dhe e justifikon me moshën e atëhershme, duke shtuar se tani e gjen veten shumë mirë në biznes.
Që në fillimet e saj, ajo është dalluar për linjat sensuale dhe provokuese, ka qenë në qendër të vëmendjes për këtë, pasi e ka shfaqur mjaftueshëm edhe nëpër videoklipet e këngëve të saj.
Mirëpo në emisionin ‘Rudina’, Zaimina tha se muzika i përket të shkuarës së saj dhe ka qenë vetëm pasion.
“Më thonë njerëzit kur do kthehesh në muzikë? Kur do bësh një këngë të re? Them o Zot si kam harxhuar kohën e jetës time dhe jam marrë me muzikë.
Më ka dhënë kënaqësi për moshën që kisha, por nuk do të rikthehem më në muzikë, sepse është diçka që ka kaluar. Ndihem shumë herë më mirë në biznes.
Kam hequr dorë nga muzika dhe më vjen keq kur e shoh veten nëpër videoklipe dhe këngët që kam pasur, por e justifikoj me moshën. Unë e kam pasur pasion muzikën, nuk kam qenë këngëtare e jashtëzakonshme dhe të insistosh në diçka që nuk ke talent do të thotë të humbasësh kohë.
Ky është realiteti dhe unë e kuptoj këtë gjë. Unë nuk kam çfarë t’i jap më muzikës. Në atë moshë kam qenë në rregull, doja të isha në ekran“, ka përfunduar ajo.