Modelja shqiptare Aurela Hoxha është zhvendosur të jetojë në Spanjë prej disa kohësh.
Ndonëse vjen shpesh në Shqipëri, prej më shumë se dy vitesh, modelja e kalon pjesën më të madhe të kohës në Spanjë.
Madje Aurela ka hapur edhe një biznes të vetin në këtë shtet, ndërkohë modelja po bashkëpunon me të dashurin milioner.
Mësohet se i dashuri i modeles quhet Alban dhe është nga Miloti, prej disa vitesh tashmë ai jeton në Spanjë dhe ka një biznes në fushën e hotelerisë.
Aurela dhe Albani janë njohur në Spanjë gjatë pushimeve verore dhe menjëherë pas takimit të parë partneri udhëtoi disa herë drejt Shqipërisë për të takuar modelen derisa kjo e fundit u zhvendos të jetojë me të.
Ndërkohë bëhet me dije se marrëdhënia e tyre është shumë e konsoliduar edhe me prindërit e të dyja palëve.