Rob Kardashian ndihet i lehtësuar që nuk duhet të paguajë 20 mijë dollarë në muaj në mbështetjen e fëmijës me ish-të dashurën e tij, Blac Chyna.
Sipas E! News , Çifti ishin drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të tyre të kujdestarisë për vajzën Dream.
“Rob është vërtet i lehtësuar në lidhje me këtë situatë të tërë”, ka thënë një burim pranë Rob Kardashian.
“Ish-çifti së fundmi kanë arritur në një marrëveshje përfundimtare për kujdestarinë e vajzës së tyre 2-vjeçare”, raportohet nga ana tjetër nga TMZ.
32-vjeçari duket se nuk do të duhet më të paguajë asnjë mbështetje financiare ndaj fëmijës, tani që do ta ketë në kujdestari për disa ditë.
Deri më tani, vëllai i motrave Kardashian, Rob, detyrohej të paguante mbi 20,000 dollarë në muaj, si pension ushqimor për vajzën e tij.
Ndërkohë Rob dhe Chyna do të ndajnë kujdestarinë e fëmijës 50/50.