Shpeshherë nga situatat stresuese, mbingarkesa në punë dhe mungesa e gjumit shfaqin probleme shëndetësore të cilat në një mënyrë apo në tjetrën dëmtojnë lëkurën duke shkaktuar rrudha dhe njolla në lëkurë.
Por ju me anë të një maske të thjeshtë mund të arrini t’i riktheni shkëlqimin fytyrës suaj si dhe të filloni të ndiheni shumë mirë me pamjen tuaj të jashtme.
Përbërësit e maskës:
3 lugë gjelle pluhur bollguri,
3 kupë kakao pluhur,
¼ kupë mjaltë,
2 lugë gjelle salcë kosi,
Si ta përgatisni?
Hidhni bollgurin në shtrydhëse. Pasi të bëhet pluhur, kalojeni në një tas të vogël dhe hidhni të gjithë përbërësit e tjerë. Përzijeni mirë derisa të formohet një masë homogjene.
Në momentin që maska është gati përdorni një furçë të pastër për ta aplikuar në fytyrë.
Masazhojeni fytyrën me kujdes, mbajeni maskën për 15-20 minuta dhe në fund pastroni fytyrën me ujë të bollshëm.
Nëse keni një fytyrë me rrudha, të yndyrshme, të thatë dhe me akne kjo maskë është me të vërtetë magjike në efektin që jep.