MENU
klinika

Digjet bimësia

Zjarr i madh në Lushnje, dyshimet e para

25.03.2019 - 12:38

Një zjarr i madh ka rënë në luginën e përroit të Kasharajt në Lushnjë.

Mësohet se zjarri që vijon prej dy orësh, ka përfshirë platacione me drufrutorë.

Ndërkohë dy zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe stabilizimin e situatës.

Zjarri që po favorizohet nga era dyshohet se është i qëllimshëm.