MENU
klinika

Për sa do ta riluante këtë rol?

“2 gisht mjaltë”/ Marjana Kondi rrëfen sa është paguar

25.04.2019 - 18:04

Vetëm në pak kohë që doli në kinema, filmi “2 gisht mjaltë” korri shumë sukses. Komedia shqiptare ka si dy protagonistët kryesorë, këngëtaren Elvana Gjara dhe moderatorin Ermal Mamaqi.

Pjesë e filmit janë gjithashtu edhe shumë emra të njohur të ekranit shqiptar, mes tyre edhe aktorja e mirënjohur Marjana Kondi.

Ndër intervistat e saj, së fundmi ajo ka rrëfyer se sa është paguar për filmin “2 gisht mjaltë”.

“Sigurisht, për gjërat që kalojnë, kalojnë! Megjithatë jam shumë e kënaqur. Ajo ishte vetëm 10 euro. Kaq, nuk ishte më tepër. Ermal Mamaqi je shumë fantastik!”, përgjigjet me shaka Marjana.

E pyetur nëse do ta ribënte sërish këtë rol po t’i jepej mundësia. Me humorin e saj, Kondi përgjigjet: “Do ta bëja vetëm me një euro”.

Veç të tjerave, aktorja ka folur edhe për raportin me këngëtaren Elvana Gjata.

“Ishte shumë korrekte. Ishte e përgjegjshme për ato që gjironte sepse nuk pranonte vetëm një dubël, donte të jepte maksimumin e saj!”, shprehet Marjana Kondi.