MENU
klinika

Të dhënat nga Anketa

A ndikon emigracioni te bizneset?

09.04.2019 - 14:36

Bazuar në disa të dhëna të mbledhura nga anketa e zhvilluar nga Dhoma Gjermane e Tregtisë, vihet re se shumica e bizneseve mendojnë se forca e punës e kualifikuar në Shqipëri është prekur nga emigracioni.

E ndarë në pikë përqindjeje vihet re se 51% e bizneseve mendon se forca e punës është prekur shumë nga emigracioni, 38% mendojnë se është prekur mesatarisht dhe 11% mendojnë se është prekur pak.

Nga të dhënat e anketës, rezulton se asnjë biznes nuk mendon se forca e punës nuk është prekur aspak nga emigracioni.

Sa ka ndikuar emigrimi i forcës së punës së kualifikuar në kompanitë e bizneseve?

Kësaj pyetje i janë përgjigjur në këtë mënyrë:

-36% i janë përgjigjur mesatarisht
-28% i janë përgjigjur pak
-13% i janë përgjigjur se ka ndikuar aq shumë sa po vënë në dyshim vazhdimin e ekzistencës së biznesit
-11% i janë përgjigjur se nuk ka ndikuar aspak

Si e vlerësojnë situatën aktuale të emigrimit të forcës së kualifikuar të punës?

-43% e bizneseve e cilësojnë situaë kritike/alarmante
-43% e bizneseve shprehen se është problem i përkohshëm
-15% e bizneseve shprehen se është normale dhe ndodh herë pas here

Projeksionet/ Si do të jetë forca e punës së mirëkualifikuar pas 5 vitesh në Shqipëri?

-45%, përgjigjen se situata do të vijojë të përkeqësohet
-45%, përgjigjen se situata do të stabilizohet
-11%, përgjigjen se situata do të jetë më mirë

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!