MENU
klinika

"Keni 2 javë kohë"

A u vra Admir Murataj në Rinas? Krimet e Rënda “ultimatum” Prokurorisë

16.04.2019 - 11:32

Gjykata për Krime të Rëna i ka lënë Prokurorisë vetëm 2 javë kohë për të vërtetuar vdekjen e Admir Muratajt, procesi ndaj të cilit pritej të niste gjatë ditës së sotme.

A ishte Admir Murataj ai që u vra më 9 prill? Për të vërtetuar këtë gjë duket se duhen ende prova të tjera dhe pikërisht kjo nevojë ka bërë që Krimet e Rënda t’i lëshojnë ultimatum Prokurorisë.

Gjykata i kërkoi prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqes edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës. Seanca e ardhës do të mbahet në 2 maj ora 9:00.

Kujtojmë se Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së qindra miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.