MENU
klinika

Hetime disiplinore

Akt i rëndë në burgun grek, sulmohet 27 vjeçari shqiptar

11.04.2019 - 19:09

Një tjetër shqiptar ka mbetur i plagosur sot në burgun e Koridhalos në Greqi, duke shënuar një tjetër incident të rëndë në këtë burg, i njohur për vrasjet e shumta të shqiptarëve.

Mediat greke shkruajnë se incidenti ka ndodhur sot në mëngjes në krahun D, të burgut dhe i plagosur ka mbetur një 27 vjeçar shqiptar, i cili ishte sjellë në burg nën akuzën e drogës.

Bashkë me të është dhunuar edhe një i burgosur grek, 33 vjeçar i arrestuar për grabitje dhe vjedhje.

burg greqi-konica.al
burg greqi-konica.al

Një grup të burgosurish, i kanë goditur dy të rinjtë me kordonë të improvizuar.

Dy të burgosurit e lënduar u dërguan fillimisht në spitalin e burgut dhe më pas në një spital të jashtëm për mjekime më të specializuar.

“Kathimerini” shkruan se një hetim disiplinor është urdhëruar nga Ministria e Drejtësisë për rastin që përsëritet.