MENU
klinika

Takon Ruçin

Ambasadori i BE thirrje opozitës: Merrni pjesë në zgjedhje

17.04.2019 - 16:16

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilloi një takim me ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt.

Ata ndanë mendimin e përbashkët se partitë politike në Shqipëri duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Qeveria e Republikës së Shqipërisë është plotësisht legjitime, e dalë nga zgjedhje të rregullta, e çertifikuar nga vetë komisionerët e opozitës dhe raportet e OSBE-ODIHR dhe se e ardhmja e vendit dhe konsolidimi i sistemit demokratik kërkojnë që të gjitha forcat politike të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa reforma zgjedhore konsensuale të përfundojë para zgjedhjeve të parlamentare të vitit 2021”, tha Borchard.

Në takim u bisedua mbi zgjerimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Prezencës së OSBE-së.

Bashkëpunimi i deritanishëm përfshin kontributin e Prezencës për fuqizimin dhe modernizimin e shërbimeve të Kuvendit, përmirësimin e infrastrukturës për shërbimin e deputetëve ndaj qytetarëve në territor, përmirësimin e Rregullores dhe të procedurave të Kuvendit etj.

Kreu i Kuvendit shqiptar Gramoz Ruçi në fjalën e tij tha se do punohet më shumë për kualifikimin e deputetëve të rinj, për të njohur më tepër procedurat parlamentare.

“Po punojmë për kualifikimin më të mëtejshëm të deputetëve të rinj në parlament. Duhet të shtojmë bashkëpunimin mes Kuvendit dhe prezencës së OSBE në Shqipëri”, deklaroi Kryeparlamentari.