Amerikanët i kanë ofruar Veriun e Kosovës Serbisë nëse kjo e fundit i vë sanksione Rusisë.
Kështu raporton media serbe “Espreso” e cila shprehet se SHBA insiston të bindë serbët për këtë ofertë.
Sipas këtij portali, bashkëpunëtorët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këtë ofertë ia kanë bërë palës serbe pas takimit të Presidentit, Aleksandër Vuiçiç në Pekin me presidentin e Rusisë dhe Kinës me 26 prill, tre ditë para se të mbahej Samiti i Berlinit.
“Espresso” shton se SHBA i ka kërkuar Beogradit zyrtar që të hedhë sa më parë vështrimin drejt Aleanacës së Atlantikut të Veriut.
Më tej, kjo media thekson se amerikanët kërkojnë që Serbia të heqë dorë edhe nga anëtarësimi në unionin euroaziatik