MENU
klinika

Si i shpëtoi policisë?

Arratisja spektakolare e shqiptarit nga burgu serb

09.04.2019 - 09:13

Një 29-vjeçar shqiptar ka arritur t’u shpëtojë forcave të policisë serbe. Ai është arratisur nga burgu i Prokupijes në Serbi.

I riu i identifikuar me inicialet M.P, nga Podujeva ka arritur t’i shpëtojë gardianëve gjatë daljes nga spitali i Nishit, ku ishte dërguar për kontroll pas ndërhyrjes që kishte bërë vitin e kaluar.

Pas operacionit, i burgosuri ka qenë në më shumë se 20 vizita kontrolluese. Sot, në orën 09:55 në mëngjes, ishte nën përcjelljen e dy pjesëtarëve të sigurimit të burgut të Prokupljes dhe duart i kishte të prangosura.

Policia e Kosovës ndalon hyrjen e basketbollistëve serbë konica.al
Policia e Kosovës ndalon hyrjen e basketbollistëve serbë konica.al

Komandantët e policisë ishin duke e mbajtur për dore mirëpo në momentin kur njëri prej tyre e kishte hapur derën e automjetit policor, M.P. e kishte shtyer komandantin tjetër policor dhe kishte filluar të vraponte përmes bulevardit në drejtim të një lagje të banuar”, raporton Klan Kosova.

M.P. është burgosur për shkak të një vjedhjeje të rëndë.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi