14.04.2019 - 16:40
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish ndaj arrestimeve të kryera nga Policia e Shtetit, ndërsa zotohet se ai do të jetë gjithmonë në krahun e njerëzve.
“Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që, bashkë me krimin dhe oligarkët, ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë!
Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj! Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm!”, shkruan Basha.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Njoftimi i Policisë
Tubimet e opozitës/ Arrestohen 37 persona, hetohet sërisht Gazmend Bardhi
Shtohet numri