Ditën e sotme u arrestua në Bullgari autori i pestë i grabitjes së 9 prillit në aeroportin e Rinasit.
Mësohet se i dyshuari i pestë si autor i megagrabitjes në aeroport pritet të vijë drejt Shqipërisë nën masa të rrepta sigurie. Sakaq operacioni për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje vijon nga policia e Shtetit.
Lidhur me arrestimin e këtij të fundit, pas kryeministrit Rama, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Postimi i Lleshajt, në twitter:
“Goditja ndaj grupit të grabitësve në Rinas vazhdon. I pesti u mbyll prapa hekurave, duke e shtrënguar darën afër maksimumit. Respekt për punën e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë!”