Kryeministri australian Scott Morrison ka në plan të njoftojë të enjten një raund zgjedhor, me 18 majin si datë të mundshme për mbajtjen e procesit, raportuan media australiane e botërore.
Morrison vendosi të fluturojë nga Melbourne për në kryeqytetin e vendit, Canberra të mërkurën, në mënyrë që të kërkojë nga guvernatori i përgjithshëm mëngjesin e ardhshëm, që të shpërndajë parlamentin për një fushatë zgjedhore, njoftoi media.
Australia duhet të shkojë në votime deri në fund të majit për të zgjedhur një parlament të ri, pasi përfundon mandati trevjeçar aktual.
Shumica e sondazheve sugjerojnë se qeveria konservatore e koalicionit të Morrison do të humbasë detyrën.
Një zëdhënës i Morrison nuk ishte në dispozicion menjëherë për koment.