MENU
klinika

Vrasja e vëllezërve Bilali

Autorët lanë gjurmë në makinën e djegur

07.04.2019 - 16:56

Shpresat e policisë 8 ditë pas ekzekutimit makabër të vëllezërve Bilali në Shkodër, janë “varur” në provat e gjetura në automjetin që autorët u larguan pas vrasjes .

Sipas burimeve nga grupi hetimor, në automjetin “Mercedes Benz” i cili rezultoi i vjedhur por nuk u dogj plotësisht, janë mbledhur disa prova materiale që mund të çojnë në identifikimin e vrasësve.

Provat nga të cilat mund të ndërtohen profile ADN-je por edhe gjurmë gishtash ndodhen tashmë në laboratorin shkencor të policisë së shtetit ndërsa blutë e Shkodrës janë të pritje të rezultateve.

Për llogari të hetimit janë kqyrur dhjetëra kamera sigurie dhe janë administruar deklarimet e disa personave, por ende nuk është rënë në gjurmët e autorëve.

Po ashtu bëhet me dije se për shkak të situatës së rënduar kriminale, me urdhër të kryepolicit Ardi Veliu, strukturat e hetimit në Shkodër janë fuqizuar me 12 specialistë që janë dislokuar nga drejtoritë e policisë së Kukësit dhe Lezhës por edhe nga drejtoria e përgjithshme e policisë.

Ekzekutimi i babait dhe xhaxhait të ish-kampionit të boksit Astmer Bilali, i arrestuar si anëtar i grupit “Bajri”, risolli në vëmendje Shkodrën si një nga epiqendrat e përplasjes së bandave kriminale.

Kjo ngjarje solli edhe shkarkimin e drejtorit të policisë Vehbi Bushati dhe zëvendësimin e tij me Niko Brahimajn.