MENU
klinika

Deklarata

“Babalja”/ Salianji flet pas seancës: Do kemi surpriza!

12.04.2019 - 13:52

Pas përfundimit të seancës gjyqësore për çështjen “Babale”, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur për mediat.

Ai tha se jo vetëm nuk do të ndalet në denoncime, por ka paralajmëruar se do të ketë surpriza të reja.

Më akuzojnë si organizator dhe se kam dashur të dëmtoj ish-ministrin Xhafaj dhe prokurorinë. Shpresoj të vijë një ditë që forca e ligjit të jetë sa është ajo e krimit sot. Ngjitur me prokurorin për garanci, ishin avokatët mbrojtës të tij.

Është nje proces i montuar, qytetarët e kanë dëgjuar me provat e prokurorisë. I kërkova prokurorëve të marrin nën arrest për dëshmi të rreme Andon Markun dhe Alfred Nushin.

Të dy kanë deklaruar se nuk e njohin Alfred Alizotin, por të dy janë në përgjime të kapur duke i dhënë para Alizotit. Prokuroria nuk kishte as përgjigje për rastin.

Sot duheshin marrë të pandehur që nga dy drejtuesit e parë të policisë, një deputet i PS dhe prokurorët e krimeve të rënda, që dalin dhe me përgjime, do kemi surpriza të tjera, në tre muaj përgjime, në cdo skutë prokuroria nuk ka gjetur një kontakt timin me Alizotion, por të deputetëve të PS“, tha ai.