MENU
klinika

Kriza politike

Basha takon aleatët, një ditë para se të ulen me Metën

29.04.2019 - 18:59

Kryedemokrati Lulzim Basha do të takojë sot rreth orës 19:00 aleatët e tij në selinë e PD.

Takimi  vjen në një kohë kur këta të fundit kanë kërkuar njëzëri një tryezë dialogu të organizuar nga Presidenti Meta.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ai i PDK-së, Nard Ndoka, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule etj, dolën sot me një qëndrim të unifikuar ku kërkuan ndryshimin e kodit zgjedhor, të cilin e cilësuan strumbullarin e krizës.

Pak ditë më parë ata takuan edhe kreun e BE-së në vendin tonë, Luigi Sorecën, e fill pas këtij takimi i bënë thirrje Presidentit pët takim.

Ky i fundit pritet t’i presë nesër në një tryezë.