MENU
klinika

EMRAT

Basha “tradhtohet” edhe nga aleatët, kërkojnë mandatin në KQZ

18.04.2019 - 14:31

Duket se rrjedhjet në Partinë Demokratike nuk kanë të ndalur.

Tre kandidatë, pjesë e listave shumëemërore të PD kanë devijuar nga vendimi i grupeve dhe kanë vendosur të pranojnë mandatin e deputetit, duke dorëzuar sot pranë KQZ formularin e dekriminalizimit.

Kandidatët që kërkuan mandatin janë; Zef Shtjefni nga Partia “Ora e Shqipërisë”, Artur Roshi, Kryetari i Partisë “Balli Kombëtar Demokrat” dhe Nikolin Staka, me “Lëvizjen Demokratike për Ndryshim”, PLDN.

Kujtojmë që KQZ vendosi sot t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Gjirokastër, Floriana Dhimitri, Qarku Korçë, Andi Përmeti, Qarku Berat, Eugen Bojaxhi dhe Qarku Tiranë, Erion Piciri.