MENU
klinika

Deklarata

Bashkia gjobit PD-në/ Veliaj: Parti që i shpëton në brekë!

14.04.2019 - 10:03

Policia Bashkiake ka gjobitur Partinë Demokratike pasi një prej protestuesve ka urinuar në dyert e kryeministrisë.

Lajmin e ka bërë publik vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj që thotë se kjo është e pesta herë që PD gjobitet për organizime të urinimit publik. Përmes një postimi në Twitter, Veliaj shton se paratë do mbahen direkt nga llogaria.

Dera e ndërtuar që në vitin 1939, është pjesë e aksit monumental të Tiranës dhe për këtë gjoba është jo pak e vogël, por në vlerën e 20 mijë lekëve.

“PD gjobitet për të 5-ën herë për organizime të urinimit publik!

Si dhe më parë, paratë do t’i merren direkt nga llogaria! Imagjino ç’alternativë qeverisëse është një parti që i shpëton në brekë!

Hipokrizia e “Mbro Teatrin” duket qartë tek ndërtesa e Gherardo Bosios”, shkruan Veliaj