Bebe Rexha është një ndër këngëtaret me origjinë shqiptare më të famshme në botë.
Në një intervistë të fundit ajo shprehet se nuk e sheh vetëm si heteroseksuale por mendon se kjo po ia vështirëson lidhjet e saj në dashuri.
“Ndjej se të gjithë frikësohen nga unë, si djemtë ashtu edhe vajzat“, është shprehur Bebe.
Bebe Rexha sapo ka dhënë një intrevistë për “Nylon”, ku ka treguar se ajo nuk arrin që ta identifikojë vetën si heteroseksuale, përkundrazi kjo gjë “e lë pa energji”.
Shqiptarja 29 vjeçare, ka shtuar se beson që nga ajo kanë frikë si meshkujt ashtu edhe femrat derisa “çdo mashkull nuk ia del më të”.
“Nëse dëshiroj që të dal me dikë, dua që të dal me atë. Nuk shqetësohem kush është. Kam shumë energji për të gjitha”.
“Ndonjëherë me duket vetja që jam shumë mashkullore në jetën e përditshme. Kur shkoj në shtëpi, nuk e mbaj këtë gjendje. Shkojë në shtëpi dhe ndihem tërësisht e lirë. A do të jetë dikush që të kujdeset për mua, pasi që ndjej se unë kujdesem për të gjithë që janë rreth meje. Do të dëshiroja që dikush të kujdeset për mua”, ka thënë këngëtarja.
Këngëtarja e hitit “Meant To Be” po ashtu ka treguar që ajo për momentin është beqare dhe nuk është duke kërkuar për një lidhje.