MENU
klinika

Urimi i ndjerë i këngëtarit

Dashuria më e madhe e Bleros feston ditëlindjen

27.04.2019 - 12:40

Këngëtari i dashur për publiun shqiptar Blero, ka nisur këtë të shtunë si një ditë ndryshe nga të tjerat dhe sigurisht duke i dhënë vëmendjen e duhur për rëndësinë që ka për të. 

 

Sot vajza e tij, Tara, feston nëntë vjetorin e lindjes së saj.

Me këtë rast, babi Blero është kujdesur që t’i bëjë një dedikim të veçantë në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një fotografi të Tarës, teksa në mbishkrim i ka dedikuar disa fjalë.

Dashuri, Emocion, Ngrohtesi, Intelegjence gjitha këto ti mi dhuron mua dhe te gjithe njerezve qe i ke rrethe teje. Por gjeja qe une e vecoj pak ma shume se tjerat vyrtyte tua eshte, qe ti nuk je egoiste por je perplot jete dhe kujdes ndaj tjereve. Karakteri qe ti ke formuar eshte krenari dhe bekim nga Zoti.

Do te jem Bab dhe Shok i yti per sa te kem jete. Kurse ti dije qe, kur te vine momentet e nderlikuare ne jete, mundesh gjithmone me thirr babin dhe babi rregullon gjithcka. Te Dua ma shume se vet jeten, gjithmone do te jem SUPER BABI per ty”, janë fjalët tejet të ndjera të këngëtarit .

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


" Gjithçka që ti përfaqëson është..."

Blero urim special nënës në ditëlindjen e saj