MENU
klinika

"Blindohet" Gjykata e Shkodrës

Vrasja e vëllezërve Bilali, jepet sot vendimi për autorët

29.04.2019 - 10:37

Gjykata e Shkodrës është rrethuar nga forca të shumta policie, pasi pritet që sot të jepet masa e sigurisë për Arsen Stojkun dhe Mislim Ramën.

Të dy akuzohen si autorë të vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër.

Më përpara, dy të akuzuarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre, ndërsa pritet që edhe sot në gjykatë të mohojnë sërish akuzat.

Stojku dhe Rama akuzohen se kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim vrasjen e Astrit dhe Ibrahim Bilalit.

Si rezultat i punës së vazhdueshme intensive me metodat speciale të hetimit, nga grupi i posaçëm hetimor, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore, të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë sekuestrimi i një automjeti, tri aparateve telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprimeve të tyre.

Policia vazhdon punën për hedhjen dritë mbi motivin e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bilali.