MENU

Raporti i FMN

Ç’do ndodhë me ekonominë shqiptare në 2019?

10.04.2019 - 13:33

Sipas statistikave të reja të publikuara nga Fondi Momenator Ndërkombëtar, parashikohet se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.7% në 2019, duke u ngadalësuar në raport me 2018.

Statistikat janë publikuar në raportin e sotëm të “Pasqyrës Ekonomike Globale”.

Në raportin e fundit për Shqipërinë, FMN ka rritur vlerësimin për ekonominë në 2018 nga 4-4.2%.

Ndërsa përsa i përket pritshmërisë për 2019, FMN e ka mbajtur të pandryshuar.

Si renditet Shqipëria në krahasim me vendet e tjera të rajonit?

-Kosova rritje me 4.2%
-Shqipëria rritje me 3.7%
-Serbia rritje me 3.5%
-Bosnja rritje 3.1%
-Maqedonia e Veriut rritje me 3%
-Mal i Zi rritje me 2.8%

Parashikimi i FMN për zgjerimin ekonomik në afat të mesëm:

-Ekonomia shqiptare nuk pritet të rritet më shumë se 4% deri në 2024.

Ekonomia shqiptare sipas të dhënave të INSTAT:

-Në vitin 2018, ekonomia e vendit u rrit me 4.06%.
-Rritja ishte mbi 4% në tre mujorët e parë për shkak të performancës së energjisë
-Rritja e performancës së energjisë, rriti prodhimin e ndikuar nga moti me reshje.

Ekonomia globale dhe ajo evropiane:

-Përsa i përket asaj globale, FMN pret që rritja të jetë më e ulët për 70% të globit
-Italia, drejt të cilës shkojnë gati gjysma e eksporteve shqiptare pritet të rritet me 0.1% në 2019

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çmimet dhe pagesat, në lekë

FMN: Qeveria të ndihmojë për deeuroizimin