MENU
klinika

Tensionet mes vendeve

Çështjet që po e ‘ndajnë’ Gjermaninë nga Franca

27.04.2019 - 11:36

Marrëdhëniet midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, po kalon një periudhë tensioni.

Në një konferencë shtypi të enjten (25 prill), Macron papritur vuri në dukje shkallën e zhgënjimit të tij me Berlinin.

Dhe analistët thonë se me zgjedhjet evropiane në fund të muajit të ardhshëm, ku Merkel dhe Macron kanë përparësi të ndryshme politike, tensionet rrezikojnë të intensifikohen më tej.

Gjatë fjalimit të tij, Macron renditi disa nga çështjet që shkaktuan tensione me Merkelin dhe ato janë Brexit, tregtia dhe klima.

Duke theksuar se interesi kombëtar nganjëherë mund të ndikojë në interesat evropiane. “Ka një ndjenjë zhgënjimi ndaj Gjermanisë”, tha një burim diplomatik francez, duke kërkuar që të mos përmendet.

Marrëdhëniet midis Francës dhe Gjermania e pasluftës e kanë përcaktuar historinë moderne evropiane. Kancelarët gjermanë dhe presidentët francezë për dekada të fundit kanë formuar një çifte që analistët e kanë përcaktuar si motorin franko-gjerman të Evropës.

Këto kanë përfshirë marrëdhënien historiko-simbolike midis udhëheqësve të pasluftës Charles de Gaulle dhe Konrad Adenauer, të ndjekur nga Georges Pompidou dhe Willy Brandt.

Kohët e fundit, marrëdhëniet midis Merkel dhe Nicolas Sarkozy u bënë aq intime politike saqë ishin quajtur “Merkozy” nga shtypi.

Por të enjten, Macron tha gjithashtu se mosmarrëveshjet ishin të shëndetshme në çdo marrëdhënie, duke shtuar se dialogu franko-gjerman kërkoi “nganjëherë pranimin e konfrontimeve të frytshme, por gjithmonë me dëshirën për të gjetur kompromis”.

Edhe tani, Berlin dhe Paris përsëri treguan aftësinë e tyre për të formuar një politikë të jashtme duke dënuar Moskën në një deklaratë të përbashkët për lehtësimin e rregullave të shtetësisë ruse në zonat separatiste të Ukrainës lindore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN