Shkencëtarët kinezë modifikuan gjenetikisht disa majmunë të species “ Rhesus Macaques”, duke shtuar në ADN-në e tyre një gjen njeriu, që përfshin rritjen e trurit. Ky hap u ndërmor për të vëzhguar zhvillimin e trurit të primatit jo-njerëzor.
Macaques transgjenikë
Kinezët e filluan eksperimentimin me teknikat e ndërhyrjes gjenetike, për të kuptuar se si të parandalojnë disa sëmundje dhe për të mësuar më shumë rreth zhvillimit tonë në përgjithësi. Këtë herë ata ndërhynë në zhvillimin e trurit dhe për ta bërë këtë, i shtuan një gjen njeriu, i quajtur MCPH1. Zgjedhja e këtij gjeni u bë për faktin se është përgjegjës për rritjen e trurit, për shembull fëmijët e lindur pa MCPH1 kanë një tru të vogël.
Si e bënë?
Për të ndryshuar ADN-në e majmunit dhe për të vëzhguar pasojat mbi zhvillimin e trurit, shkencëtarët thjesht injektuan viruset që bartnin gjenin në embrione macaques dhe pastaj lejuan që macaques të zhvilloheshin natyrshëm. Në fund të shtatëzanive të modifikuara gjenetikish,t u lindën njëmbëdhjetë majmunë me gjenomin e modifikuar, por vetëm pesë mbijetuan.
Çfarë i ndodhi trurit?
Këto pesë macaques iu nënshtruan testeve të ndryshme për të kuptuar se cili ishte ndikimi i gjenit njerëzor në zhvillimin e tyre dhe aftësitë e tyre. Studiuesit thonë se asnjë nga majmunët nuk kishte më shumë se truri normal, por ata tejkaluan mesataren e kujtesës dhe testet e kapacitetit të përpunimit.
Një studim shokues
Është i qartë se hulumtimi i kryer nga kinezët tashmë ka filluar të shfaq diskutime. Në vende të tjera nuk do të ishte e mundur që kafshët t’i nënshtroheshin analizave të ngjashme. Në fakt, futja e gjeneve njerëzore në kafshë nuk është e pranueshme.