MENU
klinika

Luftëtari irlandez

Conor McGregor kalon në WWE?

09.04.2019 - 12:24

Çdo ditë flitet për Conor McGregor, i cili deklaroi tërheqjen nga sporti. Por sipas shumë drejtuesve dhe tifozëve, kjo shihet si taktikë e luftëtarit irlandez, për t’u rikthyer me bujë.

World Wrestling Entertainment (WWE) zhvilloi më 7 prill eventin e tij të zakonshëm “Wrestlemania”. Ky aktivitet nuk ka mbetur pa u ndjekur edhe nga ikona e arteve marciale mikse Conor McGregor, që ka postuar një mesazh në rrjetet sociale.

Një postim që është një sinjal se irlandezi mund të lërë kafazin për t’u transferuar në sportin e ri në të ardhmen. Ashtu sikur bëri edhe Ronda Rousey një vit më parë.

Përgëzime për irlandezen Becky Lynch, kampionia e parë e dyfishtë e WWE-së për femra. Ato femra zhvilluan duele të jashtëzakonshme. Ronda Rousey është gjithnjë speciale në ring, ashtu sikurse edhe Charlotte Flair”, – shkruan McGregor.

Më pas, irlandezi i bën një pyetje një prej personazheve “vip” të këtij sporti, Stephanie McMahon: “Ke të drejtë, unë nuk jam në gjendje të bëj atë që realizojnë këta sportistë. Apo mundem…?

Një pyetje që lë të hapur mundësinë për një të ardhme në WWE për McGregor. Ndërkohw, presidenti i UFC-së kërkon ta bindë të rikthehet në kompeticionin që drejton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shokon të apasionuarit e UFC

Tërhiqet nga sporti Conor McGregor ?