MENU
klinika

Çfarë u tha zëdhënësja?

“Daily Mail” kthehet tek luanët e Fierit, i kërkon llogari Ministrisë së Turizmit

15.04.2019 - 19:35

Mbajtja e kafshëve në kushte ekstremisht të këqija në kopshtin zoologjik “Safari Park” në Fier dhe fotoja e luanit me syrin e nxirë bëri xhiron e botës, pas prezantimit nga “Daily Mail”.

Kafshët që mbaheshin të mbyllura në atë park u transferuan të Tiranë, nga ku do priteshin dokumentet që më pas të nxirreshin jashtë vendit, në një park që plotëson kushtet për mbajtjen e kafshëve.

Por edhe pse 6 muaj pas denoncimit, dokumentet për 3 luanët nuk janë plotësuar dhe ata vijojnë të rrinë në kopshtin zoologjik të Tiranës, që sipas “Daily Mail” edhe ai nuk plotëson kushtet për mbajtjen e kafshëve.

“Daily Mail” në një artikull të tij shkruan:

Luani 12-vjeçar i quajtur Zhaku dhe 2 luanët e tij, pasardhës përkatësisht 8-vjeçar, Boby dhe Lenci janë duke iu vonuar qëllimisht dokumentet nga disa burokratë, që nuk i lejon të largohen nga vendi për të filluar një jetë të re, jashtë Shqipërisë.

Që nga tetori ata janë mbajtur në kopshtin zoologjik të Tiranës, pasi u liruan nga një park kafshësh privat në Shqipërinë jugore, ku ata kequshqyeheshin dhe mbaheshin në kushte tronditëse.

Një veteriner i përshkroi kafazet e vogla dhe të ndyra në parkun e Fierit, si “më të keqijat që kishte parë ndonjëherë në Evropë”.

Pronari e mohoi mizorinë, por pasi u prezantua gjendja e kafshëve në “Mail Online”, ministri i Turizmit i Shqipërisë urdhëroi policinë të shpëtojë luanët së bashku me dhjetë kafshët e tjera.

Kafshëve të tjera u janë gjetur kopshte zoologjike të reja, por 3 luanët mbahen ende të mbyllur në kopshtin zoologjik të Tiranës. Edhe ky kopësht ka nevojë për përmirësim të ndjeshëm.

Shoqata ndërkombëtare e bamirsisë “Four Paws”, e cila bëri shpëtimin tetorin e kaluar ka dështuar në dy përpjekje, për të nxjerrë luanët nga Shqipëria, sepse autoritetet po refuzojnë të lëshojnë dokumentet e duhura.

Ioana Dungler, drejtoreshë e departamentit të kafshëve të egra të “Four Paws”, tha:

Kjo ishte një marrëveshje e përkohshme derisa ne të merrnim luanët në kopshtin tonë të maceve të mëdha në Holandë. Sapo të rimarrnin veten mjaftueshëm, sepse ishin në gjendje të keqe, ata do të ishin të lirë të vinin në bazën tonë në Lionsrock, në Afrikën e Jugut dhe do të liheshin në hapësirë.

Ne kemi punuar me sukses me autoritetet shqiptare në të kaluarën, por nuk po e kuptojmë se çfarë është kjo që po ndodh. Luanët kanë nevojë për disa procedura të tjera mjekësore. Lenci ka në gjendje të keqe syrin. Një nga kirurgët tanë veproi dhe arriti t’ia shpëtonte sytë, por ka nevojë për monitorim.

Kopshti zoologjik i Tiranës është duke bërë çmos, por sendet e tyre nuk janë të përshtatshme për macet e mëdha. Luanët po bëhen më të shqetësuar dhe duhet të arrijnë shpejt në një vend më të mirë.”

Por “Mail Online” komunikoi me Ministrinë shqiptare të Turizmit dhe një zëdhënëse na tha se luanët mund të mbahen në kafazet e tyre të vogla deri në shtator.

“Pronari nga ku u morën kafshët është duke kërkuar kompensim në gjykata për humbjen e biznesit. Ai nuk dëshiron që kafshët të kthehen, por derisa çështja gjyqësore të zgjidhet, luanët nuk mund të largohen nga vendi.”

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!