05.04.2019 - 14:31
Zyra e Bashkimit Europian në vendin tonë ka dalë me një apel drejtuar partive politike.
Apeli i BE-së vjen në një kohë kur opozita është jashtë Kuvendit dhe ka djegur mandatet parlamentare.
Drejtorja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Calavera Ruiz u takua sot me përfaqësues të partive të opozitës për të shkëmbyer pikëpamjet mbi situatën politike në Shqipëri.
Takimi vjen para Raportit Vjetor të Komisionit për vitin 2019.
“Është koha që palët politike të bëhen bashkë për të mirën e përgjithshme të vendit”, është apeli i BE-së drejtuar palëve politike.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Zgjedhjet vendore 2019
BE: Votime do të ketë, kërkohet finalizim i reformës zgjedhore
Anëtarësimi në BE
Ambasadori i BE: Thelbësore për Shqipërinë është…
Ambasadori i BE