MENU
klinika

Bashkëpunim shtet-punëdhënës-punëmarrës

Denaj i jep vëmendje garantimit të sigurisë në punë

30.04.2019 - 18:49

Këshilli Kombëtar i Punës zhvilloi mbledhjen e radhës, të parën për vitin 2019, nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Denaj i kushtoi një vëmendje të veçantë çështjes së sigurisë në punë dhe u shpreh se krijimi i kushteve të favorshme për sigurinë e punonjësve është një domosdoshmëri, për të patur një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

“Shëndeti dhe siguria në punë e punonjësve mbetet një detyrim për çdo kompani private e publike dhe vëmendja jonë, veçanërisht e Inspektoriatit të Punës, do të mbetet përmirësimi i kushteve dhe standardeve që garantojnë sigurinë maksimale për punonjësit”, u shpreh Denaj.

Gjatë vitit 2019, theksoi Ministrja Denaj, “vëmendja do të jetë te përmirësimi i marrëdhënies me biznesin dhe ndërgjegjësimi për vëmendje ndaj sigurisë së shëndetit të punëmarrësit dhe kushteve të punës, sigurimin e transparencës në vendimmarrje dhe rritjen profesionale të inspektorëve”.

Garantimi i kushteve dhe sigurisë në punë ka qenë në fokus edhe gjatë vitit 2018, ku nga ana e Inspektoriatit të Punës janë kryer 12 297 inspektime, nga 7 958 inspektime që janë kryer në 2017, pjesa më e madhe e të cilave kanë qenë të programuara, ndërsa një pjesë jashtë programi.

Një tjetër çështje që Ministrja trajtoi gjatë fjalës së saj ishte dhe punësimi, si një ndër faktorët që ndikon në rritjen ekonomike të vendit.

Raporti i Bankës Botërore për punësimin konstatoi se Shqipëria ka rritjen më të madhe të punësimit në masën 3.3%, tre herë më e lartë se ajo e rajonit, sikurse dhe rritjen më të lartë në paga në masën 6.6%. Norma e punësimit në Shqipëri në nivelin 60 % është më e larta në rajon, ndërsa papunësia në vend ka arritur në pikën më të ulët në masën 12.4%. Edhe pse raporti përmend se informaliteti ka trend rënës, Ministrja Denaj tha se lufta ndaj informalitetit do të mbetet një angazhim madhor për Qeverinë Shqiptare.

“Siguria në punë, respektimi i ligjit në deklarimin punëmarrësve si dhe një bashkëpunim mes aktorëve shtet-punëdhenës-punëmarrës, do të siguronte zhvillimin e një shoqërie, sipërmarrrje dhe ekonomi të qëndrueshme”, tha Ministrja.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin dhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi, Ministri i Turizmit dhe

Mjedisit, z. Blendi Klosi, Zv.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Bardhylka Kospiri, Zv.Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Ilir Bejtja, etj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


NGA ARDIAN VEHBIU

Ç’do Lacani në Shqip?