MENU
klinika

Deklarata

Dialog qeveri-opozitë? OSBE: Po tentojmë në çdo formë!

16.04.2019 - 13:26

Teksa ndodhet në Shkodër, ambasadori i OSBE-së Bern Borchardt tha se mes opozitës dhe qeverisë ka ndërmjetësime për dialog.

Borchardt ndodhet në Shkodër në një takim me studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Ai deklaroi se po nxit opozitën dhe qeverinë për dialog dhe shprehu dëshirën që të gjitha palët të marrin pjesë në zgjedhje.

Po tentojmë në çdo formë që të ketë bisedime. Duam që të gjithë faktorët politik të marrin pjesë në zgjedhje. Është e pamundur për mua që të shikoj të ardhmen se çfarë mund të ndodh në Shqipëri”, deklaroi ambasadori i OSBE.

Sa i përket vjedhjes së votave në zgjedhjet e kaluara të përgjithshme, Borchardt tha se të gjitha partitë kanë pasur përfaqësues në KQZ dhe i kanë njohur zgjedhjet e vitit 2017.