MENU
klinika

Detaje

Diskutime për kufijtë detarë? Rama takim me Tsipras në Kroaci

12.04.2019 - 11:13

Teksa ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci, kryeministri Rama pritet të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin grek, Alexis Tsipras.

Në takim, mësohet se do të diskutohet në lidhje me çështjen e kufirit detar.

Kujtojmë që Rama ndodhet në Dubrovnik si pjesë e samitit ekonomik mes Kinës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Këtë vit, kryeqyteti i Kroacisë do të mirëpresë forumin e 9-të të biznesit, ku pjesë e saj do të jenë kompani kineze dhe Europiane.

Samiti 16+1 u themelua në vitin 2012 si një mënyrë për të promovuar biznesin dhe marrëdhënien e investimeve mes Kinës dhe 16 vendeve të europës.

Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Letonia, Hungaria, Lituania, Mali i Zi, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni dhe Greqi janë shtetet që do të marrin pjesë.